Ndërlidhjet

Ukrainë: Protestuesit u larguan nga Ministria e drejtësisë


Protestuesit para Ministrisë së drejtësisë në kryeqytetin Kiev

Protestuesit para Ministrisë së drejtësisë në kryeqytetin Kiev

Protestuesit antiqeveri e kanë përfunduar sot okupimin e ndërtesës së Ministrisë së drejtësisë, pas orës 16, por po e mbajnë të bllokuar ndërtesën.

Një aktivist tha se bllokada nga jashtë do të vazhdoj dhe i ka ftuar njerëzit nga e gjithë Ukraina, që të arrijnë në kryeqytetin Kiev, për të ndihmuar në bllokadën e ndërtesave qeveritare.

Nga ana tjetër, partitë kryesore opozitare kanë thënë se do t’i vazhdojnë bisedimet me presidentin, Viktor Yanukovich.

Megjithatë, ata kanë tërhequr vërejtjen se durimi i protestuesve antiqeveri mund të humbet në çdo moment.

Protestat antiqeveri në Ukrainë kanë filluar në fund të muajit nëntor të vitit të kaluar, pasi qeveria e presidentit Yanukovich i pezulloi negociatat për afrim me Bashkimin Evrpoian.

Ditëve të fundit, protestat janë zgjeruar edhe jashtë kryeqytetit Kiev.

Nga dhuna e fundit në protesta janë vrarë së paku tre vetë.
XS
SM
MD
LG