Ndërlidhjet

Hoxhaj: Krenar me rolin e Kosovës në mbrojtje të hebrenjve


Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj

Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë sot se Kosova është shumë krenare që komuniteti hebre është pjesë e Republikës së Kosovës, është pjesë e shoqërisë, e institucioneve të saj dhe se populli i Kosovës, në një fazë të caktuar historike, ka qenë pranë këtij komuniteti.

Këto komente ai i ka bërë në Akademinë e mbajtur në Prishtinë, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, njoftoi Ministria e jashtme e Kosovës.

“Populli i Kosovës, në atë kohë, por edhe qytetarët e sotëm të Kosovës, asnjëherë nuk kanë pasur një ideologji antisemite, e cila fatkeqësisht ka qenë e përhapur në disa vende të Ballkanit”, tha zoti Hoxhaj dhe ka shtuar se “duhet të jemi të vendosur, që ngjarjet e tilla tragjike të mos përsëriten në të ardhmen as në Evropë, as jashtë saj”.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Peter Blomeyer, ka thënë se është obligim i të gjithëve, që në të ardhmen të parandalohen krimet e këtilla dhe represioni i mundshëm, pastaj gjenocidi, krimet kundër njerëzimit, krimet e luftës, e të tjera.
XS
SM
MD
LG