Ndërlidhjet

Bruksel: Filloi takimi Ashton – Daçiq


Thaçi (majtas), Ashton dhe Daçiq gjatë takimit në Bruksel më 13 dhjetor të vitit 2014
Thaçi (majtas), Ashton dhe Daçiq gjatë takimit në Bruksel më 13 dhjetor të vitit 2014
Në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi për normalizimin e marrëdhëneve, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, në Bruksel, aty kah ora 18-të, ka filluar takimi ndërmjet përfaqësueses së lartë të Bashkimit Ervropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, dhe kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiq.

Pas bisedimeve me Daçiqin, zonja Ashton do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, e pastaj pritet edhe takimi i përbashkët, ka njoftuar Maja Kocijançiq, zëdhënëse e zonjës Ashton.

Ky është takimi i 21-të i deritashëm, i të dy kryeministrave, ndërsa i pari këtë vit, në të cilin pritet të diskutohet për aspekte të implementimit të marrëveshjes nga prilli i vitit të kalaur.
XS
SM
MD
LG