Ndërlidhjet

logo-print

OSBE: Dënohet sulmi kundër gazetarit në Bosnjë


Dunja Mijatoviq

Dunja Mijatoviq

Përfaqësuesja për lirinë e mediave e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Dunja Mijatoviq, sot e ka dënuar sulmin fizik kundër gazetarit Sinan Aliq në Bosnjë.

“Sulmet kundër gazetarëve nuk duhet të kalojnë të padënuar”, ka thënë Mijatoviq, dhe ka shtuar se “besoj se autoritetet do të ndërmarrin hetime gjithpërfshirëse dhe të shpejta dhe do t’i sjellin para drejtësisë ata që janë përgjegjës”.

Mëtutje, në njoftimin e OSBE-së, theksohet se sipas raporteve në media, gazetari Aliq ishte sulmuar në qytetin Tuzlla, në 25 janar të këtij viti. Ministria e brendshme e Kantonit Tuzlla ka shpallur se i ka filluar hetimet për këtë sulm.

“Derisa ky nuk është rast i izolur, sinqershit shpresoj se autoritetet do të bëjnë çdo gjë të mundshme për t’i parandaluar keqtrajtimet dhe dhunën, që të mos bëhen të zakonshme në të ardhmen”, thoë Mijatoviq.
XS
SM
MD
LG