Ndërlidhjet

Thaçi: Shpresojmë të kemi takim konstruktiv


Hashim Thaçi

Hashim Thaçi

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shfaqur shpresën se takimi i tij i sotëm me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq, do të jetë “konstruktiv”.

Duke folur para gazetarëve sot në Bruksel, Thaçi ka theksuar se “shpresojmë se do të kemi një takim, që do të rezultoj me të arritura konkrete, në veçanti në fushën e funksionalizimit të sistemit të drejtësisë”.

Mëtutje ai ka theksuar se do të vazhdoj diskutimi për hapat e mëtejshëm të impelementimit të të gjitha marrëveshjeve, “që i kemi arritur deri më tani në mes të shtetit të Kosovës dhe Serbisë”.

Kryeministri Thaçi ka vlerësuar se “tash, çështjet janë më të lehta, pas funksionalizimit të katër Kuvendeve Komunale edhe në veri dhe zgjedhjes së tre kryetarëve atje, ndërsa më 23 shkurt do të zgjedhet edhe kryetari i ri në veri të Mitrovicës”.

Aktualisht në Bruksel, përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, po takohet me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq, ndërsa pas tij në radhë është takimi Ashton – Thaçi, e pastaj fillon takimi tripalësh, Ashton – Thaçi – Daçiq.
XS
SM
MD
LG