Ndërlidhjet

Rasmussen: Pa perëndimin – ushtria afgane vështirë të financohet


Anders Fogh Rasmussen

Anders Fogh Rasmussen

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, tha sot se qeveria e Afganistanit mund të ketë mungesë të fondeve për ushtrinë, nëse qeveria nuk e nënshkruan së shpejti Marrëveshjen Bilaterale për Siguri me Shtetet e Bashkuara.

Mëtutje, ai ka theksuar se Afganistani do të ketë vështirësi për të ngritur fonde të jashtme, nëse të gjitha trupat perëndimore tërhiqen nga ky vend, në fund të këtij viti.

Poashtu, Uashingtoni është kërcënuar se nëse marrëveshja e përmendur për praninë e trupave amerikane pas 2014-tës nuk nënshkruhet së shpejti, atëherë të gjitha trupat amerikane do të largohen nga ky vend.

Rasmussen tha se financimi i ushtrisë së Afganistanit me 350 mijë ushtarë dhe policë, “shkon larg përtej kapacitetit financiar” të qeverisë afgane.

Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, deri tash ka refuzuar ta nënshkruaj marrëveshjen, duke këmbëngulë në koncesione nga Uashingtoni.
XS
SM
MD
LG