Ndërlidhjet

Shqipëri: Nga sulmi në autobus – një i vrarë dhe një i plagosur


Ilustrim

Ilustrim

Një person i armatosur ka shtënë në një autobus në një autostradë malore në Shqipëri, në përpjekje të qartë për plaçkitje, me ç’rast një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur.

Zyrtarët shëndetësorë thanë se një person 25 vjeçar ka vdekur në spital , disa orë pas sulmit afër qytetit Tepelenë, 190 kilometra në jug të kryeqytetit Tirana.

Një vajzë 19 vjeçare po mjekohet nga lëndimet e pësuara nga xhamat e thyer.

Policia tha se po zhvillohen hetime për të dyshuarin apo të dyshuarit, në tërë hapësirën, por deri tash nuk ka të arrestuar.

Në autobusin i cili shkonte nga Athina për në Tiranë, ishin 22 udhëtarë, të gjithë shqiptarë, raporton AP.

Udhëtarët u kanë thënë mediave lokale se ata besojnë se sulmi ishte përpjekje për plaçkitje.
XS
SM
MD
LG