Ndërlidhjet

Gjenevë: Delegacionet nga Siria nuk largohen nga bisedimet


Pamje e selisë së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë

Pamje e selisë së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë

Qeveria dhe opozita në Siri thonë se nuk kanë plane që menjëherë të largohen nga bisedimet paqësore në Gjenevë, megjithqë negociatat aktualisht janë ndalur.

Sot, ditën e tretë të bisedimeve, nuk është raportuar për progres, meqë të dy palët mbeten thellësisht të ndara lëidhur me të ardhmen e regjimit të presidentit, Bashar al-Assad.

Qeveria thotë se presidenti nuk do të tërhiqet, ndërsa opozita dhe mbështetësit e saj thonë se Assadi duhet të largohet, për ta pastruar rrugën për administratë tranzicionale, që do të çonte në zgjedhje të reja.

Megjithë mungesën e progresit të prekshëm, të dy delegaciont thonë se presin që të mbesin në Gjenevë, gjatë së paku disa ditëve të ardhshme.
XS
SM
MD
LG