Ndërlidhjet

logo-print

Ashton shprehet e alarmuar për situatën në Ukrainë


Catherine Ashton

Catherine Ashton

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, thotë se është e “alarmuar” me raportet se qeveria e Ukrainës mund ta shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, për t’i goditur protestuesit antiqeveri.

Mëtutje, në një deklaratë me shkrim për media, zonja Ashton tha se planifikon që nesër në mbrëmje ta vizitoj Kievin për të biseduar lidhur me situatën atje.

Ashton konsdieron se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme mund të shkaktoj dhunë të mëtejshme.

Ajo, poashtu, ka kërkuar nga liderët opozitarë që “ta shkëpusin vetveten nga ata që përdorin dhunë”.

Protestat antiqeveri në Ukrainë kanë filluar në fund të muajit nëntor të vitit të kaluar, pasi qeveria e presidentit Yanukovich i pezulloi negociatat për afrim me Bashkimin Evropian.

Ditëve të fundit, protestat janë zgjeruar edhe jashtë kryeqytetit Kiev.

Nga dhuna e fundit në protesta janë vrarë së paku tre vetë.
XS
SM
MD
LG