Ndërlidhjet

Biden Yanukovychit: Ulni tensionet!


Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.

Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.

Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i ka bërë thirrje presidentit të Ukrainës, Viktor Yanukovych, që të tërheqë policinë speciale dhe të bashkëpunojë me opozitën për uljen e tensioneve.

Në një bisedë telefonike me Yanukovychin, Biden ka kërkuar nga qeveria në Kiev që të ndërmarrë hapa konkretë gjatë seancës së jashtëzakonshme parlamentare, që do të mbahet sot.

Biden ka thënë se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme në Ukrainë “do të mbyllte hapësirën për zgjidhje paqësore”.

Kjo është hera e dytë që zyrtari i lartë amerikan flet me Yanukovychin në më pak se një javë.

Më herët, Shtëpia e Bardhë ka kërcënuar me sanksione Ukrainën nëse vazhdon përdorimi i forcës.
XS
SM
MD
LG