Ndërlidhjet

Parlamenti i Ukrainës diskuton për krizën


Kiev, 27 janar 2014.
Kiev, 27 janar 2014.
Parlamenti i Ukrainës mblidhet sot në një seancë të jashtëzakonshme, me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje për protestat antiqeveritare.

Presidenti Viktor Yanukovyh ka takuar tre udhëheqësit kryesorë të opozitës, me të cilët ka rëndë dakord që të shfuqizojë ligjet anti-protestë, të miratuara nga parlamenti, më 16 janar.

Ministrja e Drejtësisë, Olena Lukash, ka thënë se ligjvënësit do të diskutojnë edhe çështjen e “përgjegjësive” të qeverisë.

Ndërkohë, nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka paralajmëruar Yanukovychin kundër shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.

Protestat antiqeveritare në Ukrainë kanë nisur qysh në muajin nëntor.
XS
SM
MD
LG