Ndërlidhjet

Pentagoni kundër lirimit të të burgosurve afganë


Ilustrim

Ilustrim

Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar Qeverinë afgane kundër lirimit të të burgosurve, për të cilët Uashingtoni thotë se duhet të gjykohen si militantë të rrezikshëm.

Qeveria e Afganistanit ka urdhëruar të hënën lirimin e 37 të burgosurve.

Zëdhënësi i Pentagonit, koloneli Steve Warren, ka thënë se disa nga ta kanë lidhje me prodhimin e bombave ose kryerjen e sulmeve.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ka thënë po ashtu se do të ishte i shqetësuar nëse të burgosurit lirohen për qëllime politike.
XS
SM
MD
LG