Ndërlidhjet

logo-print
Në Bruksel mbahet sot samiti midis Rusisë dhe Bashkimit Evropian. Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, janë në mesin e zyrtarëve të lartë pjesëmarrës.

Samiti vjen në mes të tensioneve midis Moskës dhe Brukselit për Ukrainën.

Presidenti ukrainas, Viktor Yanukovych, ka braktisur planet për nënshkrimin e një marrëveshjeje të bashkëpunimit me BE-në, nën presionin e Kremlinit.

Në margjina të samitit, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, pritet të takojë sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.
XS
SM
MD
LG