Ndërlidhjet

Lansohet ueb-faqja për korrupsionin në Soçi 2014


Soçi
Soçi
Udhëheqësi i opozitës ruse, Aleksei Navalny, ka krijuar një ueb-faqe, e cila monitoron korrupsionin e dyshuar në Lojërat Olimpike Dimërore “Soçi 2014”.

Ueb-faqja (Sochi.fbk.info) pohon se çmimet për së paku dhjetë objekte olimpike kanë qenë dy herë më të shtrenjta sesa do të duhejt të ishin.

Ajo po ashtu vë në pah konflikte të interesit në marrëveshjet për ndërtim.

Së voni, presidenti rus, Vladimir Putin, ka hedhur poshtë akuzat për korrupsion në Olimpiadë.

Rusia thuhet se ka shpenzuar 51 miliardë dollarë në përgatitjet për Lojëra, çfarë është një shumë rekorde në histori.
XS
SM
MD
LG