Ndërlidhjet

Franca, referendum për anëtarësimin e Turqisë në BE


Presidenti i Francës, Francois Hollande.
Presidenti i Francës, Francois Hollande.
Presidenti i Francës, Francois Hollande, ka thënë se votuesit francezë do të vendosin në referendum për anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian.

Hollande i ka bërë këto komente të hënën në Ankara.

Ai ka thënë se Franca do të mbajë referendum nëse Turqia përfundon punën në 35 kapitujt e reformave për anëtarësim në BE.

Nuk është e qartë se kur do të mbahej referendumi.

Paraardhësi i Hollande, Nicolas Sarkozy, ka kndërshtuar anëtarësimin e plotë të Turqisë në BE, duke thënë se ajo dallon shumë nga shtetet tjera anëtare.

Hollande është bërë udhëheqësi i parë francez që viziton Turqinë në 22 vjet.
XS
SM
MD
LG