Ndërlidhjet

Vdes legjenda e muzikës amerikane, Pete Seeger


Ilustrim

Ilustrim

Legjenda e muzikës amerikane, Pete Seeger, ka vdekur në Nju Jork në moshën 94-vjeçare.

Seeger ka fituar famë si anëtar i grupit Wavers, i formuar në vitin 1948.

Në vitet 1950, politikat e tij majtiste e kanë futur në listë të zezë dhe, rrjedhimisht, është mbajtur jashtë televizionit komercial për më shumë se një dekadë.

Ai, megjithatë, ka vazhduar të këndojë dhe performojë.

Këngëtari Bruce Springsteen e ka quajtur Seegerin “një arkiv të gjallë të muzikës dhe ndërgjegjës amerikane”.
XS
SM
MD
LG