Ndërlidhjet

Jahjaga kërkon thellim të bashkëpunimit në Honduras


Presidentja Atifete Jahjaga

Presidentja Atifete Jahjaga

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila ndodhet në Tegucigalpa të Hondurasit, ka zhvilluar takime të ndara me presidentin e Panamasë, Ricardo Martinelli, presidenten e Kosta Rikës, Laura Chinchilla, dhe ministrin e Jashtëm të El Salvadorit, Jaime Miranda Flamenco.

Me të gjithë zyrtarët, Jahjaga ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit në mes të vendeve përkatëse, si dhe për proceset demokratike nëpër të cilat po kalon shteti i Kosovës.

Jahjaga po qëndron në Honduras me ftesë të presidentit të ri, Juan Orlando Hernández Alvarado, ku ka ka marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit presidencial.
XS
SM
MD
LG