Ndërlidhjet

Një muaj paraburgim për Ivanoviqin


Oliver Ivanoviq
Oliver Ivanoviq
Me kërkesë të një prokurori ndërkombëtar nga Prokuroria Speciale e Kosovës, një gjykatës ndërkombëtar nga Gjykata Themelore e Mitrovicës ka urdhëruar një muaj paraburgim për politikanin serb, Oliver Ivanoviq, i cili dyshohet për krime lufte dhe vrasje të rëndë, njofton EULEX-i.

Pas intervistimit në cilësinë e të dyshuarit, Ivanoviq është arrestuar të hënën me urdhër të prokurorit dhe është dërguar para gjykatësit ndërkombëtar të Gjykatës Themelore të Mitrovicës.
XS
SM
MD
LG