Ndërlidhjet

25 studentë dërgohen në stacionin policor


Studentët para Rektoratit të UP-së

Studentët para Rektoratit të UP-së

Policia e Kosovës ka ndërhyrë për shpërndarjen e studentëve që kanë bllokuar hyrjen në ndërtesën e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës.

Lajmin e ka konformuar për Radion Evropa e Lirë Florije Ahmeti, zyrtare për media në Policinë e Kosovës.

Sipas saj, 25 persona janë dërguar në stacionin policor.

Të organizuar nga Lëvizja Studentore për Barazi: STUDIM, KRITIKË, VEPRIM, sudentët kanë kërkuar dorëheqjen e mënjëhershme të rektorit, Ibrahim Gashi, fillimin e mënjëhershëm të hetimeve rreth keqpërdorimeve në Universitetin e Prishtinës dhe ngritjen e një mekanizmi për verifikimin e të gjithë titujve akademikë.

Pakënaqësitë pasojnë debatet e fundit për keqëpërdorime dhe keqmenaxhime në UP.
XS
SM
MD
LG