Ndërlidhjet

Mlladiq: Tribunali i Hagës, gjykatë “satanike”


Ratko Mlladiq
Ratko Mlladiq
Ish-gjenerali i ushtrisë serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiq, e ka cilësuar Tribunalin për Krime Lufte në ish-Jugosllavi si “gjykatë satanike”.

Ai sot ka nisur dëshminë si dëshmitar mbrojtës në gjykimin e ish-udhëheqësit serb të Bosnjës, Radovan Karaxhiq.

“Nuk e njoh këtë Tribunal të Hagës, është krijim i NATO-s. Nuk është tribunal i drejtësisë, por është tribunal satanik, i cili na sjell në gjykim ne, serbët, sepse mbrojmë popullin tonë nga ju”, ka thënë Mlladiq.

Ai do të pyetet për gjenocidin në Srebrenicë dhe varsjet e civilëve në Sarajevë.

Tribunali i Hagës ka ngarkuar Mlladiqin dhe Karaxhiqin me akuzat për krime kundër njerëzimit, të kryera gjatë luftës në Bosnjë.
XS
SM
MD
LG