Ndërlidhjet

logo-print

Lideri çeçen thotë se Umarov ka vdekur


Udhëheqësi i Çeçenisë, Ramazan Kadyrov.

Udhëheqësi i Çeçenisë, Ramazan Kadyrov.

Udhëheqësi i Çeçenisë, Ramazan Kadyrov, ka përsëritur qëndrimin e tij se lideri i kryengritjes islamike në rajon, Doku Umarov, është i vdekur.

Në një intervistë për gazetën ruse “Izvestia”, Kadyrov ka thënë se Umarov është plagosur rëndë gjatë operacioneve të sigurisë në Çeçeni, dy muaj më parë, dhe se ka vdekur nga plagët.

Kadyrov, fillimisht, ka thënë se Umarov ka vdekur në dhjetor dhe ka përsëritur këtë qëndrim edhe një herë tjetër gjatë këtij muaji.

Kryeministri rus, Dmitry Medvedev, i ka thënë CNN-it javën e kaluar, se Umarov duhet të konsiderohet i gjallë derisa nuk ka prova të fuqishme që konfirmojnë vdekjen e tij.
XS
SM
MD
LG