Ndërlidhjet

Në lindje të Kinës ndalohet tregtia me shpendët


Ilustrim

Ilustrim

Zyrtarët në lindje të Kinës kanë ndaluar të gjitha shitjet e shpendëve të gjallë, pas rritjes së numrit të njerëzve të prekur me virusin H7N9.

Njoftimi i sotëm vjen para festave të Vitit të Ri Kinez, që nisin të premten.

Virusi i gripit të shpendëve ka vrarë deri më tash së paku 20 njerëz, në lindje dhe jug të Kinës.

Viti i Ri Kinez është periudha më e ngarkuar e udhëtimeve në Kinë.
XS
SM
MD
LG