Ndërlidhjet

AAK kërkon dorëheqjen e ministrave Rexhepi e Buja


Prishtinë

Prishtinë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) thotë se është e tronditur thellë me lajmin për vrasjen edhe të një nxënësi në një objekt shkollor, në Mitrovicë.

“AAK-ja kërkon përgjegjësi të menjëhershme morale, institucionale dhe politike nga ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, dhe ministri i Arsimit, Ramë Buja, të cilët asnjëherë nuk e kanë vendosur në prioritet sigurinë në shkolla, përkundër kërkesës së vazhdueshme të Departamentit për Sundim të Ligjit në AAK për tash e tre vjet me radhë. Kërkesat e tilla kanë qenë të vazhdueshme edhe nga shoqëria civile dhe organizatat e ndryshme vendore e ndërkombëtare”, thuhet në reagimin e kësaj partie.
Po sipas AAK-së, tragjedia e sotme nuk është e para dhe duhet të jetë e fundit.

“A duhet të ndodhë ndonjë katastrofë në shkolla të Kosovës që ministrat Rexhepi dhe Buja të japin dorëheqje?”, pyetet AAK.

Një nxënës i shkollës së mesme teknike "Arkitekt Sinani" në Mitrovicë është vrarë sot nga plagët e shkaktuara me thikë. Viktima ishte nxënës i klasës së 13-të.

Javë më parë është vrarë edhe një nxënës pranë shkollës fillore “Emin Duraku” në Prishtinë.
XS
SM
MD
LG