Ndërlidhjet

Qeveria serbe kërkon shpërbërjen e parlamentit


Zv/kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Zv/kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Qeveria e Serbisë ka kërkuar formalisht nga presidenti që të shpërbëjë parlamentin dhe të shpallë zgjedhjet e parakohshme.

Ky veprim lë të kuptohet se zgjedhjet mund të mbahen më 16 mars.

Qeveria thotë se do që të kërojë “mbështetje sa më të gjerë publike” për reformat e kërkuara, pas hapjes së bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Partia Përparimtare Serbe, partneri më i madh në koalicionin qeveritar, ka nxitur votimet e parakohshme.

Partia është më e madhja në parlament, por udhëheqësi i saj, Aleksandar Vuçiq, mban aktualisht postin e zëvendëskryeministrit.

Sondazhet e opinionit sugjerojnë se ajo mund të fitojë 45 për qind të votave, ndërsa Partia Socialiste e kryeministrit Ivica Daçiq rreth 10 për qind.
XS
SM
MD
LG