Ndërlidhjet

logo-print

Maqedoni: Porositë e Washingtonit të merren seriozisht


Washington...

Washington...

Porositë e zëvendës ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, për më shumë fleksibilitet në zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë, janë qëllimmira dhe dëshmojnë përkushtimin e Uashingtonit për integrimin e euroatlantik të Maqedonisë.

Kështu vlerësojnë njohësit e çështjeve politike, të cilët megjithatë, shprehen skeptik nëse mesazhet e tilla do të merren në konsideratë nga politikanët e vendit, të cilit kanë dëshmuar se për to, interesat partiake dhe grupore janë me të rëndësishme se interesat e shtetit dhe të qytetarëve të tij.

“Të gjithë diplomatët amerikan për të satën herë kanë sjell porosinë e njëjtë nga SHBA-të, se ajo e përkrahë dhe e ndihmon procesin e zgjidhjes, por nuk është faktori që do të zgjidh emrin, ose, nuk janë faktori i cili do ta ledhatoj Shkupin dhe në anën tjetër do të bëhet instrument i rëndë i presionit mbi Greqinë".

"Këto porosi të politikës amerikane janë të qarta, mirëpo në Maqedoni këto porosi nuk ka veshë për ti dëgjuar dhe për ti kuptuar“
, thotë ish diplomati Alajdin Demiri, tani ligjërues në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.

Ngjashëm vlerëson edhe ish ministri i Jashtëm, Denko Maleski.

“Këto porosi të diplomatit amerikan mendoj se vijnë në një situatë të papërshtatshme për partitë politike, në veçanti për ato në pushtet për shkak të përgatitjes së tyre për zgjedhje dhe përdorimit të retorikës së njejtë se kjo apo ajo parti politike është fajtore për ngecjet. Pra, partitë po bëjnë të kundërtën e asaj që duhet të bëjnë, apo të kundërtën e sugjerimeve amerikane".

"Në një ambient të këtillë, nuk besoj se do të ketë rezultate nga mesazhet e tilla, apo ndryshim të qëndrimeve sa i përket kontestit. Në momentin kur diplomati amerikan do të largohet nga Maqedonia, partitë do të vazhdojnë avazin e vjetër të akuzave dhe kundërakuzave, kuptohet për përfitime politike“, thotë Malevski.

Ai thotë se partitë duhet të unifikojnë qëndrimet dhe ti marrin në konsideratë porositë qëllimmira që vijnë nga jashtë pasi siç thekson, koha ka dëshmuar se Maqedonia nuk mund të zgjidh as problemet më të vogla pa ndihmën nga jashtë qoftë të BE-së apo SHBA-së.

Në këtë kuadër, ish diplomati Alajdin Demiri thotë mospërfillja e rekomandimeve amerikane apo e mbështetjes së saj për procesin integrues, mund të çoj më zbehjen e mëtejmë të interesit të Uashingtonit për proceset në Maqedoni.

Demiri thotë se institucionet e vendit nuk duhet harruar kontributin amerikan për konsolidimin e demokracisë dhe zgjidhjen e tensioneve të ndryshme.

“Tendenca e Maqedonisë që të mos e kuptoj këtë ftohje mbulohet me nacional-romantizmin e VMRO-së, e cila gjithmonë e përsërit atë sintagmën tanimë të njohur se neve nuk ka askush të drejt të nga zhbëjë dhe me këtë sintagmë ata i mbrojnë të gjitha problemet tjera“, thotë Demiri.

Pas takimeve që realizoi në Shkup me drejtuesit e institucioneve dhe të partive politike, zëvendës ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee tha se pa kompromis kontestet vështirë se mund të zgjidhen.

“Për t`u arritur një kompromis nevojitet që të dyja palët të demonstrojnë fleksibilitet. Nevojitet një hapësirë për kompromis dhe tani është e nevojshme që të gjitha palët relevante në vend të punojnë bashkërisht me qëllim që të përcaktohen kombinimet dhe masat, përmes së cilave do të arrihet një zgjidhje e pranueshme për të dyja palët”, ka deklaruar diplomati amerikan, Hoyt Brian Yee.
XS
SM
MD
LG