Ndërlidhjet

logo-print

Ndërpriten bisedimet për Sirinë


Alepo, Siri

Alepo, Siri

Bisedimet midis përfaqësuesve të Qeverisë dhe opozitës siriane janë ndërprerë, për shkak të dallimeve të vazhdueshme midis palëve.

Negociatat që po zhvillohen në Gjenevë, pritet të vazhdojnë të mërkurën.

Ato kanë hyrë sot në ditën e pestë, por palët mbeten thellësisht të ndara për atë nëse regjimi i presidentit sirian, Bashar al-Assad, duhet të japë dorëheqje dhe të dorëzojë pushtetin te një qeveri e tranzicionit.

Në fundjavë, palët janë pajtuar që gratë dhe fëmijet të mund të largohen nga qyteti i rrethuar i Homsit, por kjo marrëveshje nuk ka nisur ende të zbatohet.
XS
SM
MD
LG