Ndërlidhjet

Mlladiq nuk dëshmon në gjyqin e Karaxhiqit


Ratko Mlladiq

Ratko Mlladiq

Ish-komandanti i ushtrisë serbe të Bosnjës, gjenerali Ratko Mlladiq, ka refuzuar të dëshmojë për ish-udhëheqësin serb të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, në gjykimin e tij në Hagë.

Mlladiq ka thënë se është shumë i sëmurë për të dëshmuar. Ai po ashtu e ka cilësuar Tribunalin e Hagës si “gjykatë satanike”.

“Nuk e njoh këtë Tribunal të Hagës, është krijim i NATO-s. Nuk është tribunal i drejtësisë, por është tribunal satanik, i cili na sjell në gjykim ne, serbët, sepse mbrojmë popullin tonë nga ju”, ka thënë Mlladiq.

Mlladiq dhe Karaxhiq akuzohen për mizoritë e kryera gjatë luftës në Bosnjë më 1992-1995.
XS
SM
MD
LG