Ndërlidhjet

Francë: Gjykyta e refuzon kthimin e familjes rome nga Kosova


Leonarda Dibrani - e pikëlluar pas vendimit të një gjykate franceze se nuk mund të kththet në Francë
Leonarda Dibrani - e pikëlluar pas vendimit të një gjykate franceze se nuk mund të kththet në Francë
Një gjykatë franceze e ka ndaluar kthimin në Francë të një familjeje rome, përfshirë edhe vajzën e re, kthimi i së cilës në Kosovë ishte kundërshtuar nga opinioni francez.

Vajza Leonarda Dibrani ishte zënë nga policia në muajin tetor të vitit të kaluar, derisa ajo kishte zbritur nga autobusi, pas një udhëtimi shkollor. Ky zhvillim kishte shkaktuar protesta të zëshme në kryeqytetin Paris dhe në qytete të tjera.

Një gjykatë në qytetin lindor francez, Beskanon, sot e ka hedhur poshtë kërkesën e familjes për tu kthyer në Francë, duke thënë se dëbimi i tyre nuk ishte në kundërshtim me përkushtimet ndërkombëtare të Francës për respektin e familjes dhe të drejtave të fëmijëve, raporton AP.

Këtë lajm Leonarda Dibrani e mori sot në shëtpinë ku po banon me familjen e saj në Mitrovicë, me ç’rast tha se “ardhmëria ime po përfundon sot”.

Në muajin qershor të vitit të kaluar, një administratë rajonale kishte urdhëruar që familja Dibrani të largohej nga Franca dhe të kthehej në vendlindjen e kryefamiljarit në Kosovë.
XS
SM
MD
LG