Ndërlidhjet

Kajro: Procesi kundër Morsit shtyhet për muajin shkurt


Polici i njësive speciale para gjykatës ku po mbahet procesi kundër Morsit

Polici i njësive speciale para gjykatës ku po mbahet procesi kundër Morsit

Procesi gjyqësor kundër presidentit të përmbysur të Egjiptit, Muhammad Morsi, është shtyrë deri më 22 shkurt, në mënyrë që avokatët të kenë më tepër kohë për përgatitje për këtë rast.

Sesioni i sotëm në gjykatë u karakterizua me disponim luftarak të Morsit, i cili ishte i mbyllur në një kafaz në sallën e gjyqit.

Ai në mënyrë të ashpër iu drejtua gjyqtarit duke thënë: “kush jeni ju?”

Ish-presidenti Morsi ballafaqohet me akuza të ndërlidhura me ikjen e afro 20 mijë vetëve nga burgjet në vitin 2011, gjatë kryengritjes, e cila përfundoi me përmbysjen e ish-liderit, Hosni Mubarak.

Në këtë proces së bashku me Morsin po gjykohen edhe 130 persona të tjerë.
XS
SM
MD
LG