Ndërlidhjet

Rusi: Flaka Olimpike është mirëpritur në Çeçeni


Flaka Olimpike në rajonin e Kaukazit Verior në Rusi

Flaka Olimpike në rajonin e Kaukazit Verior në Rusi

Flaka Olimpike është mirëpritur nga banorët e Republikës ruse, Çeçenia, në Kaukazin Verior, para Lojërave Olimpike në pushimoren Soçi në Detin e Zi.

Lideri çeçen, Ramzan Kadyrov, që mbështetet nga qeveria e Rusisë, e ka bartur Flakën Olimpike rreth stadiumit në qytetin Grozni gjatë ceremonisë së organizuar me këtë rast.

Dje, flaka ishte në Dagestanin fqinjë, e cila sikur Çeçenia, ballafaqohet me kërcënime nga militantët islamikë.

Ekstremistët islamikë në Kaukazin Verior janë shprehur të përkushtuar për të ndërmarrë sulme për ta shkatërruar Olimpiadën Dimërore në Soçi, e cila fillon më 7 shkurt.
XS
SM
MD
LG