Ndërlidhjet

Gjermani: Dogana ka gjetur drogë në tepihët iranianë


Ilustrim
Ilustrim
Agjentët e doganës gjermane thonë se i kanë gjetur 45 kilogramë heroinë, ndërsa një numër i njerëzve janë arrestuar lidhur me këtë rast.

Zyrtarët thanë sot se nëntë tepihë, që kishin arritur në Gjermani, pasi ishin transportuar nga Irani, ishin dyshues për inspektorët në një aeroport të qytetit Lajpcig, për shkak se ata ishin më të rëndë se zakonisht.

Pas kontrollit me rentgen është zbuluar heroina me shkallë të lartë të rafinuar, në vlerë prej disa miliona eurove, e cila ishte thurur në tepihë.

Planifikohej që dërgesa të transportohej në Poloni, Francë, Belgjikë dhe Afrikë.

Lidhur me këtë rast deri tash janë arrestuar një numër i të dyshuarve në Poloni, Francë dhe Belgjikë.
XS
SM
MD
LG