Ndërlidhjet

Izrael: U dënua personi që përpiqej të bëhej spiun i Iranit


Ilustrim

Ilustrim

Personi Yitzhak Bergel nga Izraeli është dënuar me 4.5 vjet burg, i akuzuar për përpjekje për të spiunuar për Iranin.

Një gjykatë në Jerusalem tha se Bergel e kishte pranuar fajësinë lidhur me akuza për kontakt me agjent të jashtëm, me qëllim që të kryej tradhti, dhe për përpjekje për ta ndihmuar një armik të Izraelit.

Vendimi gjyqësor thekson se, megjithatë, “nuk ishte shkaktuar dëm” ndaj shtetit izraelit, për shkak të aksioneve të Bergelit.

Ky person i takonte një sekte të së djathtës ortodokse hebreje, anëtarët e së cilës ishin takuar me liderët iranianë.

Autoritetet thanë se Yitzhak Bergel e kishte kontaktuar Ambasadën e Iranit në Berlin, në vitin 2011, dhe kishte orfuar mbledhje të të dhënave të inteligjencës.
XS
SM
MD
LG