Ndërlidhjet

Putin: Rusia do ta respektoj marrëveshjen me Ukrainën


Vladimir Putin gjatë konferencës për shtyp në Bruksel
Vladimir Putin gjatë konferencës për shtyp në Bruksel
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka premtuar se Rusia do t’i respektoj marrëveshjet e reja ekonomike me Ukrainën, edhe nëse qeveria e këtij vendi e ndryshon përbërjen, si pasojë e trazirave që e kanë përfshirë këtë vend.

Këto komente zoit Putin i bëri në Bruksel, në samitin Bashkimi Evropian – Rusia.

Putin ka shprehur përkushtim që Rusia t’i japë kredi Ukrainës, prej 15 miliardë dollarësh, pavarësisht se kush e udhëheq qeverinë.

Mëtutje, presidenti rus ka theksuar se do të vlejnë edhe çmimet e reduktuara për gaz për Ukrainën.

Këto marrëveshje me Ukrainën, Rusia i ka nënshkruar në muajin nëntor, pasi Kievi refuzoi ta nënshkruante një marrëveshje për afrim me Bashkimin Evropian. Ky refuzimi i presidentit të Ukrainës, Viktor Yanukovich, ka nxitur protesta masive antiqeveri.

Në përleshjet e ditëve të fundit të protestuesve me policinë janë vrarë së paku tre vetë.
XS
SM
MD
LG