Ndërlidhjet

logo-print

Brahimi: Askush nuk largohet nga bisedimet


Lakhdar Brahimi gjatë konferencës së sotme për shtyp në Gjenevë

Lakhdar Brahimi gjatë konferencës së sotme për shtyp në Gjenevë

Asnjëra palë në bisedimet e Gjenevës për paqe në Siri, nuk është e gatshme të bëjë lëshime, megjithë bllokadën dyditëshe, ka thënë ndërmjetësuesi ndërkombëtar në këto bisedime.

I dërguari ndërkombëtar për Sirinë, Lakhdar Brahimi, në konferencën e sotme për gazetarë, në fund të ditës së katërt të bisedimeve në Gjenevë, ka shprehur përkushtim për vazhdim të bisedimeve.

Ai tha se shpreson se do të arrihet një marrëveshje për t’i ndihmuar njerëzit në hapësirat e rrethuara të qytetit Homs në Siri.

“Askush nuk largohet nga bisedimet”, u tha Brahimi gazetarëve, lidhur me bisedimet që synojnë ndaljen e luftës së përgjakshme civile në Siri, nga e cila deri tash janë vrarë afro 130 mijë vetë.

“Ne nuk kemi arritur ndonjë kthesë, por ne ende qëndrojmë këtu dhe kjo është gjë e mirë”, tha Brahimi.

Komentet e tij u bënë pas deklaratave të ashpra nga qeveria dhe opozita, me të cilat e fajësonin njëra-tjetrën për pengimin e bisedimeve në mëngjesin e sotëm.
XS
SM
MD
LG