Ndërlidhjet

logo-print

Obama: Më tepër mundësi për klasën e mesme


Barack Obama gjatë fjalimit për gjendjen e vendit në Kongres

Barack Obama gjatë fjalimit për gjendjen e vendit në Kongres

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, e ka shfrytëzuar fjalimin e tij për gjendjen në vend, për të shpallur atë që ai e cilësoi si “propozime konkrete dhe praktike”, për ta reduktuar dallimin ndërmjet të pasurve dhe të varfërve.

Duke folur në sesionin e përbashkët të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, mbrëmë vonë, ka sinjalizuar qëllimin e tij për të ndërmarrë aksion ekzekutiv në ekonominë amerikane, duke e anashkaluar bllokadën në Kongres, për të “ndërmarrë hapa pa legjislacion” me qëllim që të zgjerohen mundësitë ekonomike për familjet e klasës së mesme amerikane.

“Sot, pas katër viteve të rritjes ekonomike, profiti i korporatave dhe çmimi i aksioneve rrallë ka qenë më i lartë, dhe ata në maje kurrë nuk kanë punuar më mirë. Por, rrogat mesatare mezi kanë lëvizur. Pabarazia është thelluar. Lëvizshmëria lart është ndalur. Fakt i ftohtë dhe i fuqishëm është se edhe në mes të ripërtritjes, shumë amerikanë po punojnë më tepër se kurrë, por marrin sa për të jetuar, e jo për të ecur përpara. Dhe shumë njerëz ende as që punojnë”, tha Barack Obama.

Ai mëtutje ka theksuar se dëshiron të punoj me ligjvënësit për ta përshpejtuar rritjen ekonomike në mënyrë që i forcon dhe i rritë mundësitë për klasën e mesme amerikane.
XS
SM
MD
LG