Ndërlidhjet

logo-print

OKB: Miratohet dërgimi i trupave të BE-së në RQA


Forcat francze të vendosura në kryeqytetin Bangui në RQA

Forcat francze të vendosura në kryeqytetin Bangui në RQA

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e ka miratuar vendosjen e forcës së Bashkimit Evropian në Republikën Qendrore Afrikane, për të ndihmuar në kuadër të përpjekjeve për ta ndalur dhunën, që e ka përfshinë këtë vend.

Kjo masë, e mbështetur unanimisht nga Këshilli i Sigurimit mbrëmë vonë, u mundëson ushtarëve të BE-së që të përdorin “gjithë forcën e domosdoshme” për t’i mbrojtur civilët.

Më herët këtë muaj, BE-ja e miratoi vendimin për dërgimin e 600 ushtarëve në Republikën Qendrore Afrikane.

Nuk është e qartë se cilat vende do të kontribuojnë me ushtarë.

Franca thotë se trupat e BE-së do të ndihmojnë në mbrojtjen e afro 100 mijë njerëzve të zhvendosur, që kanë kërkuar strehim në aeroportin Bangui.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Franca i ka dërguar në këtë vend 1600 ushtarë, të cilët i janë bashkuar 3500 paqeruajtësve të Bashkimit Afrikan, tashmë të vendosur atje.

Kombet e Bashkuara kanë tërhequr vërejtjen se dhuna ndërmjet të krishterëve dhe myslimanëve në këtë ish-koloni franceze mund të shndërrohet në gjenocid.
XS
SM
MD
LG