Ndërlidhjet

logo-print

Sudan: Diplomati rus dhe gruaja e tij u sulmuan me thikë


Ilustrim

Ilustrim

Ambasada e Rusisë në Sudan thotë se një diplomat rus dhe gruaja e tij janë kthyer nga spitali në rezidencën e tyre në kryeqytetin Kartum, pasi dje ishin therrur me thikë, në hyrjet e ambasadës.

I dyshuari, i cili ishte arrestuar nga rojet e Ambasadës së Rusisë, raportohet se është nga Republika Qendrore Afrikane.

Raportohet se i dyshuari ishte i zemëruar pasi kishte mësuar se i vëllai i tij ishte vrarë nga një ushtar i Bashkimit Evropian , gjatë dhunës e cila e ka përfshirë Republikën Qendrore Afrikane.

Por, Rusia nuk ka ushtarë në Republikën Qendrore Afrikane.
XS
SM
MD
LG