Ndërlidhjet

Turqi: Kryeministri Erdogan e viziton Iranin


Recep Tayyip Erdogan

Recep Tayyip Erdogan

Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdopgan, ka arritur për vizitë në Iran për bisedime dyditëshe lidhur me bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve dhe çështjet rajonale, përfshirë konfliktin në Siri.

Pritet që Erdogan do të takohet me liderin suprem, Ajatollah Ali Khamenei, me presidentin Hassan Rohani, dhe me ministrin e jashtëm, Javad Zarif.

Pritet që të dy vendet të nënshkruajnë një marrëveshje për krijimin e një këshilli të bashkëpunimit për çështje tregtare, në periudhën e zbutjes së sanksioneve ndaj Iranit, pas marrëveshjes atomike me fuqitë botërore, në nëntor të vitit të kalaur.

Këmbimi tregtar ndërmjet dy vendeve, vitin e kaluar ishte 13.5 miliardë dollarë.

Ministria e jashtme e Iranit ka theksuar se “dialogu dhe kontaktet kanë hyrë në një fazë të re”.

Irani dhe Turqia kanë dallime të mëdha lidhur me Sirtinë.

Ankaraja i mbështet kryengritësit atje, ndërsa Teherani e mbështet regjimin e presidentit, Bashar al-Assad.
XS
SM
MD
LG