Ndërlidhjet

KQZ: Sot – afati i fundit për kandidatët për Mitrovicën Veriore


Afati i fundit për paraqitjen e kandidatëve në zyrën për regjistrim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për të hyrë në garë për kryetar të Mitrovicës së veriut, përfundon ditën e mërkurë në orën 24, njoftojnë zyrtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Zëdhënësi i KQZ, Valmir Elezi, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se “deri në orën 10 të ditës së sotme, ende nuk ka ndonjë kandidat, që është paraqitur në zyrën për regjistrim”.

Zgjedhjet e ripërsëritura për kryetar të komunës së Mitrovicës Veriore pritet të mbahen me 23 shkurt, pas refuzimit të këtij mandati nga ana e Kërstimir Pantiqit nga Iniciativa qytetare Serbe, i cili ishte zgjedhur për kryetar të Mitrovicës së veriut, me balotazh, me 1 dhjetor.
XS
SM
MD
LG