Ndërlidhjet

logo-print

Kanada: Sanksione kundër zyrtarëve ukrainas


Pamje nga një pjesë e kryeqytetit Otava në Kanada

Pamje nga një pjesë e kryeqytetit Otava në Kanada

Kanadaja ka shpallur sanksione me të cilat nuk u lejohet hyrja në këtë vend zyrtarëve të Ukrainës, në përgjigjje të goditjes brutale kundër protestuesve antiqeveri.

Kjo masë është shpallur sot nga ministri i imigracionit, Chris Alexander, dhe ministri i jashtëm, John Baird.

Ata thanë se Kanadaja do ta kufizoj udhëtimin për zyrtarët ukrainas, që janë përgjegjës për “represion dhe heshtje” të zërave opozitarë.

Nuk janë dhënë emrat ndaj të cilëve do të ndërmerren këto masa.

Më se një milion njerëz me prejardhje nga Ukraina jetojnë në Kanada dhe kanadezët ukrainas kanë mbajtur tubime duke kërkuar vënie të sanksioneve.
XS
SM
MD
LG