Ndërlidhjet

logo-print

Nikolliq shpërbën parlamentin, zgjedhjet me 16 mars


Serbi - Tomisllav Nikoliq, presidenti i Serbisë (Ilustrim)

Serbi - Tomisllav Nikoliq, presidenti i Serbisë (Ilustrim)

Presidenti i Serbisë Tomisllav Nikolliq ka nënshkruar sot shpërbërjen e parlamentit të Serbisë, dhe ka thirr për zgjedhje të reja më 16 mars.

“Qeveria do që të vërtetojë legjimitetin e saj. Mendoj se këtë e duan edhe partitë opozitare. Mendoj po ashtu se janë pjekur kushtet për zgjedhje fer, të lira dhe demokratike”, u tha Nikolliq gazetarëve të mbledhur në presidencë të mërkurën në mesditë.

Presidenti serb ka vlerësuar se në dy vitet e kaluara Serbia ka përjetuar “ndryshime të mëdha në të mirë”, dhe se meritat për këtë i takojnë mbi të gjitha, qeverisë.

Ai ka bërë të ditur se shtetin serb e presin reforma të dhimbshme dhe të vështira, si dhe zbatimi i kushteve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Ne këtë e presim në një atmosferë shumë më të mirë se para dy viteve. Në Serbi, shumë prej atyre që merren me politikë, për detyrat e rëndësishme mendojnë njësoj, dhe mendoj se këtë gjë do ta shpalos edhe fushata e ardhshme”, ka vlerësuar ai.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 16 marsit në Serbi, janë cikli i dhjetë elektoral në këtë shtet, prej vitit 1990, vit ky të cilin mediet serbe e përshkruajnë si vit kur është vendosur sistemi shumëpartiak në Serbi.
XS
SM
MD
LG