Ndërlidhjet

logo-print

Ende në burg i dyshuari për vjedhjen e PTK-së në Mitrovicë


Ilustrim

Ilustrim

Policia e Kosovës vazhdon të mbaj në paraburgim një të dyshuar për vjedhjen e kryer në zyrat e Post-Telekomit të Kosovës në Mitrovicë të martën mbrëma.

Sipas një komunikate për shtyp të dërguar nga policia, thuhet se në filialin e PTK-së në rrugën Afrim Zhitia të Mitrovicës, është gjetur arka e thyer.

Forcat e rendit nuk bëjnë të ditur se sa mund të jetë dëmtuar PTK-ja nga kjo vjedhje, veçse në cilësi të provave kanë gjetur në shportën e mbeturinave, kartela rimbushëse në vlerë prej 1,500 euro.

“Hetuesit policor rajonal nën udhëheqjen e prokurorit përkatës kanë intervistuar disa nga zyrtarët e PTK-së, ndërsa në cilësi të dyshuarit D.F. rreth 35 vjeç, zyrtar përgjegjës i arkës së PTK-së i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në komunikatën e policisë.

Dyshohet po ashtu se nga arka janë marr një sasi e parave të gatshme.
XS
SM
MD
LG