Ndërlidhjet

I shpëton atentatit ministri i policisë në Libi


Ilustrim
Ilustrim
Një zyrtar i lartë qeveritar i Libisë i ka mbijetuar të mërkurën një atentati në Tripoli, njoftojnë mediet lokale.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve LANA, ministri i Punëve të Brendshme të Libisë, al-Sediq Abdel-Karim, është sulmuar nga disa persona të armatosur gjatë shkuarjes në pune me makinë.

Në veturën e tij, siç shkruajnë mediet ndërkombëtare, shihen dhjeta vrima të plumbave, por që fatmirësisht askush nuk është lënduar.

Të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia është ende në ndjekje të tyre.

Ende askush nuk ka marr përgjegjësinë për këtë tentim vrasje të ministrit të policisë.

Sunduesit post-revolucionar të Libisë janë duke u përpjekur për një kohë të gjatë që të marrin autoritetin, që prej vrasjes së Moamer Gaddafit në tetor të vitit 2011.

Që nga ajo kohë, shumë armë kanë rënë në duart e civilëve, ndërsa forcat militante refuzojnë t’i binden autoriteteve të reja.

Ish-kryengritës që morën pjesë në përmbysjen e Gaddafit i rezistojnë fuqishëm autoriteteve në Tripoli.
XS
SM
MD
LG