Ndërlidhjet

Opozita siriane thotë se ka progres në bisedime

Gjenevë - Kryenegociatori i opozitës siriane Hadi al-Bahra (Q) dhe sekretari i përgjithshëm i Këshillit Kombëtar Sirian Badr Jamous (M) para hapjes së negociatave me delegacionin qeveritar, 25 janar, 2014

Pas katër ditë vendnumërimi, opozita siriane thotë se bisedimet paqësore me regjimin e presidentit Bashar al-Assad në Gjenevë, kanë marr një kthesë të mirë përpara të mërkurën, ku po diskutohet për qeverinë kalimtare.

Megjithatë, ende nuk ka një konfirmim për këtë lajm nga ana e delegacionit qeveritar ose ndërmjetësit të Kombeve të Bashkuara Lakhdar Brahimi.

“Sot kishim hapa pozitivë para sepse për herë të parë, tani po flasim për trupin qeverisës kalimtar, për të ndal diktaturën dhe t’i japim fund mizerjes dhe luftimeve në Siri”, i ka thënë gazetarëve zëdhënësi i delegacionit opozitar Louay Safi.

Ai shtoi se shpreson për “më shumë progres në ditët e ardhshme”.

Safi tha se delegacioni qeveritar është munduar që t’i përqendrojë bisedimet për “çështjet e terrorizmit” por se kishte vullnet që të flet edhe për kornizën e bisedimeve politike.
XS
SM
MD
LG