Ndërlidhjet

Sharif kundër luftës, pro bisedimeve me talebanët


Pakistan -Kryeministri pakistanez Nawaz Sharif (Ilustrim)
Pakistan -Kryeministri pakistanez Nawaz Sharif (Ilustrim)
Kryeministri i Pakistanit ka hedh poshtë sot spekulimet se do të lansojë një ofensivë kundër talebanëve pakistanez, por se qeveria e tij do të ndjek bisedimet paqësore.

Gjatë fjalimit para parlamentit të mërkurën, Nawaz Sharif caktoi një komision katër anëtarësh për të lehtësuar negociatat, ndërsa i bëri thirrje militantëve taleban që të mendojnë për një armëpushim.

Ai ka dënuar po ashtu edhe sulmet e fundit të talebanëve kundër forcave të sigurisë dhe civilëve.

Sharif tha se se po bënë përpjekje “të sinqerta për t’i dhënë fund lojërave gjakatare në shtet”.

Fjalimi i Sharifit vjen në kohën kur janë shtuar zërat për një ofensivë gjithë-ushtarake kundër militantëve taleban.

Të hënën, Sharif ishte në krye të një takimi me deputetët e partisë së tij, të cilët bënë thirrje për një ofensivë ushtarake.

Në ndërkohë, talebanët e Pakistanit kanë vazhduar me sulmet e tyre.

Tre pjesëtarë të forcave të sigurisë janë vrarë në një sulm që ngjau në Karachi.

Një zëdhënës i talebanëve mori përgjegjësinë për këto sulme.
XS
SM
MD
LG