Ndërlidhjet

Prokuroria në Kajro akuzon 20 gazetarë për terror


Egjipt - Protestë në përkrahje të gazetarëve egjiptian të arrestuar. Kajro, janar 2014

Egjipt - Protestë në përkrahje të gazetarëve egjiptian të arrestuar. Kajro, janar 2014

Prokurori i shtetit në Egjipt thotë se 20 gazetarë që kanë punuar me rrjetin televiziv Al-Jazeera – përfshirë këtu edhe katër gazetarë perëndimor – do të përballen me akuza për terrorizëm.

Zyra e prokurorit thotë se të huajt – nga Australia, Holanda, dhe dy britanikë – akuzohen për ndihmë terroristëve, duke shpërndarë lajme të rrejshme për konfliktin në Egjipt.

Ndërsa 16 gazetarët e tjerë, që të gjithë egjiptian, akuzohen se i janë bashkuar organizatës terroriste.

Sipas një komunikate të lëshuar të mërkurën, thuhet se 8 nga 20 të dyshuarit janë në paraburgim.

Raportet sugjerojnë se akuzat ndërlidhen me mbulimin që i ka bërë Al-Jazeera Vëllazërisë Myslimane, e cila është shpallur formalisht si organizatë terroriste nga qeveria e Kajros në muajin dhjetor.
XS
SM
MD
LG