Ndërlidhjet

KD i UP: Të mos bllokohet më rektorati


Prishtinë - Rektorati i Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina" (Ilustrim)
Prishtinë - Rektorati i Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina" (Ilustrim)
Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës ’’Hasan Prishtina’’, ka kërkuar nga protestuesit që të mos bllokohet ndërtesa e rektoratit.

Ata vlerësojnë se situata e krijuar gjatë dy ditëve të fundit, nuk garanton kushtet as minimale për vazhdimin e një pune normale në rektoratin e UP-së.

“Kërkohet nga protestuesit që e kanë bllokuar ndërtesën e rektoratit, nga grupe të caktuara të partive politike, dhe nga grupe të tjera të interesit, që të lejojnë strukturat e Universitetit që ta kryejnë punën e tyre në përputhje me nevojat emergjente që janë shtruar dhe në përputhje me obligimet që kanë, për të siguruara funksionimin normal të UP-së, me afro 60 mijë studentë”, thuhet në një njoftim të lëshuar për media nga Këshilli Drejtues i UP-së.

Ata kanë theksuar se se dy organet kryesore të UP-së, Këshilli Drejtues dhe Senati, gjatë ditës së martë kanë përcaktuar përmbushjen e disa detyrave me qëllim të normalizimit të situatës në Universitet, dhe i ka dhënë një afat menaxhmentit të këtij institucioni që t’i përmbushë ato.

Në këtë kuadër, Këshilli Drejtues ka nisur procedurat për adresimin e përgjegjësisë eventuale për të gjitha nivelet dhe për të gjitha shkeljet e pretenduara.
XS
SM
MD
LG