Ndërlidhjet

logo-print

Thaçi takon rivalët: Reforma zgjedhore në rrugë të mbarë


Ilustrim

Ilustrim

Shefi i qeverisë në Prishtinë, thotë të ketë takuar sot liderët e dy partive opozitare dhe partnerin e tij në koalicion për të diskutuar reformën zgjedhore.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimeve që ka pasur me liderët politik, ka thënë se “është konstatim i përbashkët i të gjithë liderëve se reforma zgjedhore është në rrugë të mbarë”.

Ai thotë të ketë takuar sot në Prishtinë, kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, atë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe partnerin e koalicionit, kreun e Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.

Kryeministri Thaçi ka shkruar në llogarinë e tij në facebook se “ky proces është i rëndësishëm që të përmbyllet me konsensus të mjaftueshëm politik, sa më shpejt që është e mundshme”.

Thaçi bënë të ditur se takime të njëjta me liderët politik kishte edhe të martën.
XS
SM
MD
LG