Ndërlidhjet

Rusia vë në pauzë kreditë për Ukrainën


Moskë - Presidenti i Rusisë Vlladimir Putin (D) duke folur me kryeministrin rus Dmitry Medvedev (Ilustrim)
Moskë - Presidenti i Rusisë Vlladimir Putin (D) duke folur me kryeministrin rus Dmitry Medvedev (Ilustrim)
Rusia do të pres formimin e qeverisë së re të Ukrainës para se të lëshojë kreditë e saj miliardëshe për këtë shtet, paralajmëroi të mërkurën presidenti rus Vlladimir Putin.

“Të presim sa të formohet qeveria e re”, ka thënë Putin gjatë takimit që zhvilloi sot me kryeministrin rus Dmitry Medvedev.

Rusia deri më tani i ka dhënë 3 miliardë dollarë nga 15 miliardë sa i kishte premtuar Kievit zyrtar, si ndihmë për të përballuar krizën ekonomike që ka kapluar këtë shtet.

Ndihma ruse erdhi pas refuzimit që Ukraina i bëri Bashkimit Evropian për të nënshkruar një marrëveshje për përafrim me bllokun evropian.
XS
SM
MD
LG