Ndërlidhjet

logo-print

Bora dhe ngricat ngujojnë mijëra në ShBA


Ilustrim

Ilustrim

Mijëra udhëtarë kanë mbetur të ngujuar në rrugët e pjesës jugore të Shteteve të Bashkuara të mërkurën, pak orë pasi një stuhi e pazakonshme dimri, goditi këtë rajon.

Bllokadat pothuajse ngulfatën të gjitha rrugët përreth Atlantas, duke shtyrë shoferët e makinave që të strehohen në dyqanet përreth.

Mediet lokale raportojnë se shumë supermarkete, dhe shkolla kanë mbajtur fëmijët gjatë natës në shkollë, për shkak të ftohtit dhe pamundësisë që të lëvizin makinat.

Televizionet amerikane kanë shfaqur xhirime ku shihen autostradat e bllokuara tërësisht me vetura dhe kamion të bllokuar, në pamundësi për të lëvizur nga akulli në rrugë, dhe udhëtarët e ngujuar në makina që kishin kaluar natën në rrugë.

Mbi 1,200 aksidente janë raportuar të kenë ndodhur në shtetin Georgia, ndërsa 130 njerëz janë lënduar, prej të cilëve njëri edhe humbi jetën, bëri të ditur guvernatori i shtetit Nathan Deal të mërkurën.

Shërbimi Kombëtar Meteorologjik parashikon që reshjet e borës pritet të përfundojnë të mërkurën në këtë rajon, por megjithatë stuhitë vazhdojnë të jenë të pranishme në shtetit si Florida, Georgia dhe në Karolinën Veriore dhe Jugore.
XS
SM
MD
LG